Ambra Marku, 12-vjeçarja nga Lezha, me zë të veçantë dhe performancë artistike, është përzgjedhur të përfaqësojë Shqipërinë në Sanremo Junior 2026, një nga skenat më prestigjioze për artistët e rinj në botë.Kjo këngë pritet të përcjellë emocione të forta dhe të reflektojë vlerat tona kulturore, duke i dhënë publikut ndërkombëtar një copëz të identitetit tonë artistik.

12-vjeçarja përfaqëson një brez të ri artistësh që rriten me pasion, përkushtim dhe krenari për origjinën e tyre.Sanremo Junior 2026 është një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore për fëmijë dhe adoleshentë në nivel ndërkombëtar, që zhvillohet çdo vit.

Ky festival është versioni për të rinj i Festival di Sanremo dhe mbledh talente nga e gjithë bota, zakonisht të moshës 6–15 vjeç.