Nëse do t’ju kërkonin të imagjinonit playlist-in Spotify të një intelektuali modern, çfarë zhanresh muzikore do të prisnit të dëgjonit? Me siguri menduat për muzikë klasike, lirike apo jazz. Epo… jo: sipas një studimi aftësitë tona konjitive nuk janë melodia dhe ritmi, por tekstet e këngëve që zgjedhim të dëgjojmë, shkruan focus.it.
Dëgjimi i muzikës është një aktivitet shumë i zakonshëm i përditshëm që përfshin shumë rrjete të trurit të lidhura me kujtesën, emocionet dhe përpunimin e tingujve.
“Donim të shihnim nëse zakonet në një aktivitet të përditshëm dixhital mund të zbulonin ndryshime në aftësitë njohëse”, shpjegon koordinatorja e kërkimit, Larissa Sust.
Për këtë arsye, autorët monitoruan këngët e dëgjuara nga 185 pjesëmarrës përmes smartphone-it të tyre për pesë muaj, duke analizuar melodinë, ritmin dhe tekstet.
Më pas, u kërkua vullnetarëve të plotësonin disa teste të shkurtra të aftësive njohëse direkt në telefon, duke matur aftësinë e arsyetimit, kuptimin e fjalorit dhe njohuritë matematikore — tre faktorë që së bashku përcaktojnë inteligjencën e përgjithshme të një personi.





