Ballakumet janë ëmbëlsira tradicionale e Ditës së Verës. Në Elbasan gatuhen vetëm për këtë festë, kjo i bën ato edhe më të veçanta.

Ballakumet janë ëmbëlsirat që gatuhen me gjalpë, sheqer, vezë dhe miell misri të situr mirë.

Trashëgimia kulturore jomateriale në Shqipëri përfshin traditat e gjalla, shprehjet gojore, artet interpretuese, ritet dhe zanatet tradicionale të trashëguara ndër breza. Ajo është pasuria shpirtërore që përcakton identitetin kulturor shqiptar, ku spikasin iso-polifonia, epika e kreshnikëve, veshjet popullore dhe kodet shoqërore si besa.