Papa Leone XIV bëri një thirrje të fortë kundër përdorimit të fesë për të justifikuar konfliktet, sipas “Il Messaggero”.

“Zoti, si Mbreti i Paqes, i refuzon lutjet e udhëheqësve që nisin luftëra dhe i kanë duart të lyera me gjak”, tha sot Papa Leone.

Në fjalimin e tij para dhjetëra mijëra besimtarëve të mbledhur, Papa Leone nënvizoi se Jezusi nuk mund të përdorej për të legjitimuar luftërat.

“Edhe nëse ka udhëheqës që bëjnë shumë lutje, Zoti nuk do t’i dëgjojë ato për shkak të dhunës që kanë shkaktuar”, tha ai.