Qyteti antik i Butrintit po tërheq gjithnjë e më shumë turistë të huaj duke u bërë një pikë kyçe e turizmit kulturor në vend.
Sipas shifrave të publikuara në rrjetet sociale nga ministri Gonxhja në 2025 Butrinti u vizitua nga 295 152 vizitorë, 147% më shumë vizitorë se në 2023, ku 96% e vizitorëve ishin të huaj, nga shtete si Franca, Gjermania, Polonia, Mbretëria e Bashkuar, Holanda, Franca etj.
Shifrat tregojnë se 80.6% e vizitorëve janë me arsim universitar, 70 % e vizitorëve janë të punësuar, 11.2% e vizitorëve janë të vetëpunësuar, 10% e vizitorëve janë studentë, 7.8% e vizitorëve janë në pension.
Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit ka një sipërfaqe prej 15 hektarësh dhe ndodhet në lartësitë 30-50 metra mbi nivelin e detit. Ai është ngritur në këndin jug-lindor të gadishullit të Ksamilit. Ka një pozitë mjaft të mbrojtur natyrore, duke u lagur nga të dyja anët nga liqeni i Butrintit, gjysmë të kripur dhe gjysmë të ëmbël dhe në njërën anë nga kanali i Vivarit.





