Sipas studiuesve, ato orientohen falë një kombinimi të kujtesës hapësinore, ndjesisë së zhvilluar të nuhatjes dhe një lloj “busulle” të brendshme, që besohet të lidhet me perceptimin e fushës magnetike të Tokës. Kjo i ndihmon të krijojnë një hartë mendore të territorit dhe të rikthehen në pikat e njohura.
Gjithashtu, macet përdorin shenja të ambientit përreth, si aroma, tinguj dhe elementë vizualë, për të gjetur rrugën. Edhe pse janë bërë studime të shumta mbi këtë aftësi, mekanizmi i saktë i orientimit mbetet ende pjesërisht i pashpjeguar, duke e bërë këtë fenomen një nga misteret më intriguese të sjelljes së kafshëve.




