Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se rritja është 15% më shumë krahasuar me vitin e mëparshëm.

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2025, Shqipërinë e vizituan 12,4 milionë shtetas të huaj.

Niveli më i lartë i shpenzimeve u regjistruan gjatë kulmit të sezonit turistik, në tremujorin e tretë të vitit, kur arritën në 2,3 miliardë euro, nga 1,9 miliardë euro në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Po ashtu, edhe shqiptarët që udhëtojnë jashtë vendit kanë rritur shpenzimet e tyre.

Në vitin 2025, ata harxhuan jashtë Shqipërisë 3 miliardë euro, një shifër rekord, që tregon një rritje prej 14,8% krahasuar me vitin e mëparshëm.

Sipas INSTAT, u regjistruan gjithsej 8,6 milionë udhëtime të shtetasve shqiptarë jashtë vendit, me një rritje prej 9% në krahasim me vitin 2024.