Rafting është kthyer tashmë një nga guidat më të preferuara për të gjitha grupmoshat.
Me gjatësi prej 13 kilometrash dhe rrethuar me shkëmbinj që arrijnë deri në 120 metra, praktikuesit e rafting kalojnë shumë ujëvara si dhe një sërë veprash arti natyral të krijuara nga erozioni, të pagëzuara me emra si “syri”, “porta e djallit”, “krokodili” apo “katedralja”.
Kanionet ofrojnë një përvojë unike, duke tërhequr vizitorë nga e gjithë bota për të eksploruar magjinë e kësaj zone.
Gjatësia e Osumit është 161 kilometra, por pjesa me e bukur e tij është padyshim kanioni që ndodhet në rrethin e Skraparit. Kanioni i Osumit është më i gjati dhe ka lartësinë mesatare më të madhe në vend. Në fundin e tij, në Vaun e Grepckes, Osumi krijon një deltë që shfrytëzohet nga banorët zonës përreth për të pushuar dhe bërë plazh gjatë stinës së verës.





