Projekti “Smart Cities” sjell për herë të parë transportin elektrik publik, i cili do të pilotohet në këto tri bashki.
Kryetari i Këshillit të Qarkut Korçë, Petrika Tollkuçi, tha se çështjet kryesore të këtij takimi ishin organizimi dhe funksionimi i shërbimit të transportit elektrik, bazuar në një analizë të integruar dhe të mirëstrukturuar të nevojave.
“Qëllimi ynë i përbashkët mbetet ndërtimi i një modeli funksional, të qëndrueshëm dhe në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi, në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit të qëndrueshëm të rajonit”, u shpreh kreu i Këshillit të Qarkut Korçë.





