Çmimi kryesor i vitit 2026 iu dha fotografit Paul Hobson, për një imazh origjinal bardhë e zi që paraqet një zhabë duke notuar në një pellg në Sheffield, fotografuar nga poshtë sipër. Fotoja kap momentin kur kafsha shtyn me këmbë në ujë, duke krijuar një kompozim grafik dhe shumë të pazakontë për fotografinë e jetës së egër.

Në konkurs spikatën imazhe të jashtëzakonshme të natyrës britanike – nga “myku rrëshqitës mikroskopik”, tek detaje të afërta të një blete, deri te një karavidhe që shkëlqen në errësirë.

Mes fotografëve të vlerësuar në kategori të ndryshme janë edhe:

• Omar Parker

• Ben Lucas

• Barry Webb

• Alastair Marsh

• James Lynott

Fotografitë fituese tregojnë biodiversitetin e pasur të Britanisë së Madhe dhe shpesh zbulojnë momente të rralla të jetës së kafshëve në habitatin e tyre natyror.Fituesit e British Wildlife Photography Awards 2026