Harta arkeologjike e rajonit të Shkodrës është plotësuar edhe me një tjetër sit arkeologjik, për të cilin është përcaktuar së fundi në Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale, zonifikimi dhe rregullorja për ruajtjen dhe administrimin e zonës “A” arkeologjike.Deri më tani arkeologët kanë identifikuar dy porta hyrëse të qytetit, çka ka bërë të mundur përcaktimin më të qartë të shtrirjes së tij territoriale.Ndërkohë, gërmimet më të fundit janë përqendruar në qytetin e sipërm, me synim zbulimin e organizimit të brendshëm dhe urbanistikës së këtij qyteti.