Kjo platformë e re shkencore synon të revolucionarizojë kërkimet mbi kancerin tek kafshët shtëpiake, duke bashkuar për herë të parë të dhëna që deri më tani ishin të shpërndara në laboratorë dhe klinika të ndryshme veterinare. 
Studiuesit kanë bashkëpunuar me laboratorë diagnostikues veterinarë dhe kanë përdorur metoda të avancuara të analizës së të dhënave – për të standardizuar dhe integruar informacionin në një burim unik dhe të aksesueshëm globalisht. 
Çfarë mundëson databejzi?
Falë madhësisë së saj, databejzi do të lejojë:
• Studimin më të detajuar të tumoreve të rralla dhe racave pak të përfaqësuara
• Identifikimin e modeleve të rrezikut dhe faktorëve predispozues
• Përmirësimin e diagnozës së hershme dhe strategjive të parandalimit
• Zhvillimin e terapive më të personalizuara
Ekspertët theksojnë se deri tani kërkimi në onkologjinë veterinare ka qenë i kufizuar pikërisht për shkak të fragmentimit të të dhënave.
Databejzi i ri krijon një burim të standardizuar për studiuesit në mbarë botën, duke hapur rrugën për analiza epidemiologjike në shkallë të gjerë. 
Rëndësia – edhe për shëndetin e njerëzve
Studimi i kancerit tek qentë dhe macet është i rëndësishëm edhe për mjekësinë te njerëzit.
Kafshët shtëpiake jetojnë në të njëjtin mjedis me njerëzit dhe mund të ekspozohen ndaj faktorëve të ngjashëm mjedisorë dhe gjenetikë, prandaj rezultatet mund të ndihmojnë për të kuptuar më mirë sëmundjen edhe tek njerëzit





