Republika e Maqedonisë së Veriut gjatë orëve të mëngjesit dhe mesditës pritet që të jetë kryesisht nën ndikimin e intervaleve të gjata me diell dhe kalimeve të lehta të vranësirave në të gjithë territorin. Ndërsa në orët vijuese pritet që vranësirat të shtohne në të gjithë Republikën e Maqedonisë së Veriut duke sjellë në zonat Perëndimore momente me reshje të pakta shiu. POR zonat Verilindore dhe Juglindore parashikohet të jenën nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga; 4°C temperatura më e ulët e shënuar në Ohër dhe deri në 20°C vlera më e lartë e cila do të regjistrohet në qytetin e Manastir; Ndërkohë; Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë 40 km/h nga drejtimi Juglindor.




