Kosova Moti – E Hënë, 16 Mars 2026

0
10

Deri në orët e mesditës pritet që Kosova të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash, KU kthjellimet më të dukshme do të jenë në zonat Jugore. Vranësirat më të shpeshta PARAQITEN në Veriperëndim të territori. Ndërsa pasditja dhe mbrëmja theksojnë gradualisht vranësirat të cilat gjatë pasdites në Skajin Veriperëndimor dhe Jugperëndimor do të krijojnë mundësi për reshje të pakta dhe afatshkurta shiu. Edhe gjatë natës vonë Kosova MBETET nën dominimin e vranësirave. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE si në mëngjes edhe në mesditë; duke luhatur vlerat ditore nga; 3°C temperatura më e ulët e shënuar në Podujevë deri në 19°C  do të jetë vlera më e lartë e cila do të regjistrohet në Gjakovë; Ndërkohë; Era do të fryjë e lehtë dhe deri mesatare; duke arritur shpejtësine maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Lindor Juglindor.