Shqipëria Moti – E Hënë, 16 Mars 2026

0
11

Sipas MeteoAlb: Vendi ynë në pjesën e parë të ditës do të jetë i gjithi nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash. POR parashikohet që pas mesdite vranësirat të bëhen më të dukshme në territorin e vendit, KU edhe pritet që të krijojnë mundësi për momente të pakta me pika shiu në gjysmën Lindore të Shqipërisë. Reshje e shiut më të fokusuara pritet që të jenë në zonat Juglindore.  

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale DHE maksimale duke u  luhatur nga;  3°C temperatura më e ulët e shënuar në Pukë NDERSA maksimumi do të ngjitet deri në 25°C përkatësisht në vijën bregdetare. 

Era do të fryjë mesatare; duke arritur shpejtësinë mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Lindore – Juglindore; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 – 3 ballë.