Britania e Madhe do të vijojë të dominohet nga kushtet e paqëndrueshme atmosferike duke bërë që vranësirat e shpeshta të gjenerojnë rrebeshe afatshkurtra shiu. Gjithashtu me vranësira, me reshje shiu dhe mini stuhi ere PARAQITEN brigjet Veriperëndimore të kontinentit Europian. Ndërsa nën ndikimin e kushteve të qëndureshme atmosferike parashikohet të jetë: Skandinavia dhe Europa Lindore, KU intervalet me diell do të jenë të gjata. Poashtu pjesa më e madhe e Qëndrës dhe Jugut të kontinentit do të jetë me alternime kthjellimesh edhe kalime vranësirash, KU kthjellimet më mbizotëruese pritet të jenë në Gadishullin Iberik.