Shqipëria Moti – E Diel, 15 Mars 2026

0
2

Sipas MeteoAlb: Orët e para të ditës parashikohet që në pothuajse të gjithë territorin të sjellin dominim të intervaleve të gjata me diell, KU më të dukshme do të jenë në vijën bregdetare. Ndërsa duke filluar orët e mesditës dhe në vijim gradualisht do të ketë shpeshtim të vranësirave, të cilat herë pas here do të krijojnë mundësi për reshje të karakterit lokal në shtrirjen Lindore dhe në zona të izoluara në Qendër. Pritet që në mbrëmje të kemi sërisht përmirësim të kushteve të motit në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në vlerat minimale, POR rriten lehtë maksimalet duke u  luhatur nga;  2°C temperatura më e ulët e shënuar në Bulqizë NDERSA maksimumi do të ngjitet deri në 24°C përkatësisht në qytetin e Fierit

Era do të fryjë mesatare; duke arritur shpejtësinë deri në 50 km/h nga drejtimi kryesisht Juglindore; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.