Kullat e Veriut po dokumentohen për herë të parë në një hartë të përbashkët digjitale, si pjesë e procesit për hartimin e Programit Kombëtar për Rijetëzimin e Kullave.Nga 13 bashki të 4 qarqeve janë bërë 450 aplikime, duke krijuar kështu hartën digjitale të kullave.
“Ky proces përbën një hap të parë drejt ndërtimit të një qasjeje të qëndrueshme për rijetëzimin e kullave, duke i lidhur ato me ruajtjen e trashëgimisë kulturore, zhvillimin e turizmit rural dhe fuqizimin e komuniteteve lokale”, shpjegon MTKS.
Rezultatet e kësaj faze do të analizohen më tej dhe do të shërbejnë si bazë për hartimin e Programit Kombëtar për Rijetëzimin e Kullave.





