Sipas MeteoAlb: Vendi ynë në pjesën e parë të ditës do të jetë nën ndikimin e intervaleve të gjata me kthjellime në pothuajse të gjithë territorin KU më të theksuara kthjellimet do të jenë përgjatë vijës bregdetare. Parashikohet që pas mesdite dhe në vijim; të ketë shfaqje të vranësirave të përkohshme të cilat në zonat malore verilindore dio t1 gjenrojnë shira të karakterit lokal; Ndërsa; bregdeti dhe pjesërisht qytetet e zonës së ulët do të MBETEN nën mbizotërimin e kthjellimeve edhe gjatë pjesës së dytë të ditës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga; 3°C temperatura më e ulët e shënuar në qarkun e Dibrës deri në 21°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet përgjatë Vijës Bregdetare.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h në det të hapur kryesisht nga drejtimi Veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.




