Vlora, një ndër qytetet me plazhet më të bukura në vendin tonë, tërheq çdo vit mijëra turistë vendas e të huaj.

Fluksin turistik në rritje e dëshmojnë edhe strukturat hoteliere, të cilat flasin për rritje të rezervimeve nga turistët e huaj.

Shtimi i plazheve publike dhe menaxhimi më i mirë i hapësirës bregdetare pritet të sjellin edhe këtë vit rritje të numrit të pushuesve që frekuentojnë këtë plazh.

Përveç bregdetit, Vlora ofron edhe turizmin malor, si dhe atë të aventurës. Po ashtu, pjesë e ofertës turistike janë muzetë, kultura, kulinaria, tradita e ruajtur dhe promovuar me mjaft kujdes.