Kontinenti i Europës do të MBETET nën ndikimin e qendrave të presionit të lartë atmosferik duke kushtëzuar mot të qëndrueshëm; Konkretisht me DIELL do të PARAQITEN Europa Veriore; ishujt Britanikë; gadishulli Apenin si edhe i gjithë rajoni i Ballkanit; Po ashtu; me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare do të dominohen brigje e Egjeut si edhe brigjet e Detit të Zi NDERSA vendet e Europës Lindore dhe pjesërisht rajoni i Balltikut do të mbizotërohen nga vranësira dhe reshje shiu e dëbore; situatë kjo si pasojë e zhvillimit të një qëndre të fuqishme ciklonare në Europan Veriore me ndikim deri në Lindje të kontinentit. Gjithashu me vranësira dhe rrebeshe shiu do të PARAQITET gadishulli Iberik përgjatë gjithë 24-orëshit.