Shqipëria Moti – E Hënë, 2 Mars 2026

0
5

Sipas MeteoAlb: Prej disa ditësh vendi ynë ndodhet nën mbizotërimin e masave ajrore të qëndureshme duke bërë që dhe ditën e hënë; orët e paradites të ketë; intervale të gjata me diell KU më të theksuara kthjellimet do të jenë në vijën bregdetare. Ndërsa pjesa e dytë e ditës parashikohet të sjellë në të gjithë territorin e vendit kalime vranësirash; të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat veriore dhe Qëndrore POR mundësia për reshje në territor është zero.

Temperaturat e ajrit do të RRITEN në mëngjes POR vijojnë kostante në mësditë duke u luhatur nga; 1°C vlera më e ulët në Ersekë deri në 20°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në Fier dhe Elbasan.   

Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë mbi 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 2 ballë.