Aktiviteti do të jetë enkas për kureshtarët, të vegjlit, të rinjtë dhe këdo që kërkon diçka interesante. Fëmijët do të kenë mundësinë të udhëtojnë në universin plot ngjyra të Vincent van Gogh përmes përvojës VR “Mr. Vincent” dhe platformës Micro-Folie. Ata do të eksplorojnë pikturat, emocionet dhe historitë e tij në një mënyrë immersive, argëtuese dhe frymëzuese.
Kub France Shkodra bën të ditur se mund të rezervohet paraprakisht, të paktën 1 ditë para vizitës së planifikuar duke dërguar email në [email protected] dhe aktiviteti mund të përfshijë deri në 12 persona njëkohësisht dhe ku mosha e rekomanduar është nga 10 vjeç e lart.
Nxënësit do të zbulojnë jetën dhe veprat e Van Gogh-ut përmes fotografive, videove dhe lojërave digjitale. Përvoja VR “Mr. Vincent” është marrë nga katalogu i Institutit Francez dhe aktiviteti edukativ realizohet përmes platformës Micro-Folie. Aktiviteti do të udhëhiqet nga ekipi edukativ i Kub France Shkodra, i cili do t’i shoqërojë nxënësit gjatë gjithë eksplorimit.
Klub France Shkodra bëri të ditur se ky aktivitet është falas dhe nuk kërkon përvojë të mëparshme në fotografi.





