Sipas BSH-së, depozitat në lekë të individëve, bizneseve dhe institucioneve të tjera arritën në 737 miliardë lekë në muajin e parë të vitit, me një rritje mujore prej 26 miliardë lekësh ose 4% krahasuar me dhjetorin 2025. Në terma vjetorë, kursimet në lekë janë zgjeruar me 85 miliardë lekë, ose 13,1%.

Depozitat në valutë, shënuan një rënie të lehtë mujore prej rreth 37 milionë eurosh, ose 0,4% më pak krahasuar me dhjetor 2025, duke mbetur në nivelin 8,7 miliardë euro. Megjithatë, me bazë vjetore, kursimet në euro rezultojnë në rritje me 629 milionë euro, ose 7,7%.