Komisioni Evropian njoftoi një marrëveshje të përbashkët prokurimi, në të cilën 14 vende kanë siguruar akses në deri në 250 milionë doza të vaksinës Covid-19 nga kompania farmaceutike spanjolle HIPRA Human Health. ”Komisioni nënshkroi kontratën në përgatitje për vjeshtë dhe dimër”, tha në një deklaratë Komisionerja Evropiane e Shëndetësisë Stella Kyriakides. ”Vendet pjesëmarrëse në marrëveshjen e blerjes së përbashkët me HIPRA mund t’i dhurojnë vaksinat vendeve të tjera më pak të pasura nëse dëshirojnë”, theksoi Komisioni.
Vaksina, aktualisht nën shqyrtim në Agjencinë Evropiane të Barnave (EMA), është projektuar si një dozë përforcuese për njerëzit mbi moshën 16 vjeç, të cilët tashmë janë vaksinuar kundër Covid-19. Pasi vaksina e re të ketë marrë miratimin nga EMA, vendet e BE-së mund t’i blejnë vaksinat përmes kornizës së rënë dakord me HIPRA, sipas Komisionit. E mbajtur në temperatura midis 2 dhe 8 gradë Celsius, Komisioni tha se ”kjo temperaturë e ftohtë lehtëson shpërndarjen në Evropë dhe në pjesën tjetër të botës”. Deri më tani, BE-ja ka siguruar mundësinë për të blerë 4.2 miliardë doza të Covid-19 si pjesë e strategjisë së prokurimit të bllokut, duke përfshirë vaksinat nga AstraZeneca, Moderna dhe BioNtech-Pfizer.https://ata.gov.al/2022/08/02/covid-19-be-siguron-250-milione-doza-te-vaksines-spanjolle-hipra/