Sipas MeteoAlb: Territorit Shqiptar do të MBETET nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta KU më të theksuara kthjellimet do të jenë në zonat bregdetare në Jug të territorit NDERSA orët e pasdites dhe në vijim; do të sjellin shpeshtim të vranësirave nëpër të gjithë territorin KU më të dukshme vranësirat do të PARAQITEN në zonat Veriore dhe pjesërisht në Qendër; Parashikohet që kjo situatë meteorologjike të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të RRITEN në mëngjes POR mesdita sjell rënie të lehtë të tyre duke u luhatur nga; -1°C temperatura më e ulët e shënuar në zonën e Peshkopisë deri në 19°C vlera maksimale e cila do të shënohet përkatësisht në qarkun e Elbasanit.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë deri në 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor; për pasojë në në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.




