Punimet në Banjat e Bënjës po vazhdojnë dhe shumë shpejt kjo pasuri e rrallë natyrore do të ofrojë standarde moderne, duke ruajtur njëkohësisht vlerat historike dhe mjedisore që e bëjnë unike.
Të hapura në natyrë, këto burime dallohen për temperaturën që varion nga 26 deri në 32 gradë Celsius.
Zona ofron një përzierje të veçantë mes natyrës së paprekur, historisë dhe aventurës. Krahas banjave termale, vizitorët mund të eksplorojnë edhe Kanioni i Lëngaricës si dhe Urën e Katiut, monument kulture që i shtojnë vlerë trashëgimisë së zonës.





