Pavarësisht rifillimit të eksporteve të grurit nga portet e Detit të Zi, sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia midis Rusisë dhe Ukrainës, BE synon të vazhdojë përpjekjet e saj për të krijuar rrugë alternative mallrash për eksportet e grurit ukrainas. ”Pavarësisht rihapjes së rrugëve detare, një kthim i menjëhershëm në nivelet e paraluftës të eksporteve të Ukrainës mbetet sfidues dhe rrugët alternative të eksportit janë ende vendimtare”, tha një zyrtar i Komisionit të BE-së. Komisionerja evropiane për Transportin, Adina Valean theksoi se kishte hapësirë për përmirësime, por vuri në dukje edhe mungesën e vagonëve të mallrave, shoferëve të mauneve dhe objekteve të magazinimit për prodhimet ukrainase. Sipas Komisionit Evropian, Ukraina ishte eksportuesja më e madhe në botë i vajit të lulediellit, eksportuesja e tretë më e madhe e elbit, eksportuesja e katërt më e madhe e misrit dhe eksportuesja e pestë më e madhe e grurit përpara fillimit të pushtimit të Ukrainës nga trupat ruse. Megjithatë, shpresat aktualisht janë të lidhura me marrëveshjen me Rusinë që mundëson rifillimin e eksporteve të rregullta bujqësore ukrainase nëpërmjet Detit të Zi. Sipas shifrave të BE-së, para luftës, deri në pesë milionë tonë drithë kalonin çdo muaj nëpër portet e Detit të Zi.https://ata.gov.al/2022/08/04/fokus-be-shqyrton-rruge-alternative-per-eksportet-e-grurit-ukrainas/
BE shqyrton rrugë alternative për eksportet e grurit ukrainas
RELATED ARTICLES