Gjatë muajit janar të këtij viti në katër terminalet portuale u përpunuan mbi 271 mijë tonë mallra dhe u trajtuan 30 anije tregtare, duke konfirmuar një ecuri të qëndrueshme të aktivitetit portual.

Autoriteti Portual Durrës informoi se terminali i kontejnerëve regjistroi 17,944 TEU, me një rritje prej 24%, ndërsa tonazhi i mallrave të kontejnerizuara u rrit me 45% krahasuar me janarin 2025.

Sipas APD-së, në të njëjtën periudhë, u përpunuan mbi 61 mijë pasagjerë (+13%) dhe 21,481 mjete, duke reflektuar rritje të flukseve në transportin detar.

Porti i Durrësit vijon të luajë një rol kyç në mbështetjen e tregtisë dhe lëvizjes së udhëtarëve, duke garantuar operacione të qëndrueshme dhe efikase.