Sipas të dhënave të publikuara nga Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST), ngarkesa në rrjet gjatë muajit janar arriti në 851,5 GWh, duke u rritur me rreth 14,5% në raport me janarin 2026, kur u regjistrua në nivelin 743,4 GWh.

Prodhimi total i energjisë elektrike për këtë muaj ishte 1.249.173 MWh, ku pjesën më të madhe të saj e përbëjnë burimet hidroenergjetike.

Konkretisht, hidrocentralet me rezervuar prodhuan 890.024 MWh, ndërsa ato me derivacion kontribuan me 327.164 MWh. Gjithashtu, termocentralet prodhuan 2387 MWh energji.

Gjatë muajit janar, prodhimi nga burimet diellore (PV) arriti në 29.598 MWh, duke konfirmuar një tendencë në rritje të rolit të energjisë së rinovueshme në përmbushjen e kërkesës për energji elektrike në vend.

OST thekson se po monitoron parametrat e funksionimit të sistemit, për të garantuar furnizim të qëndrueshëm dhe të pandërprerë për konsumatorët në të gjithë territorin.