Leximi 30 minuta në ditë rrit jetëgjatësinë

0
7

Sipas kërkuesve, leximi aktivizon qendra të rëndësishme të trurit, përmirëson funksionet njohëse, redukton stresin dhe ndihmon në mbajtjen e një mendjeje më të qëndrueshme me kalimin e moshës. Studiuesit theksojnë se përfitimet janë më të mëdha tek leximi i librave, pasi ai kërkon vëmendje, analizë dhe angazhim emocional më të thellë sesa format e tjera të leximit të shpejtë.

Leximi, sipas tyre, përbën një investim të thjeshtë dhe të përditshëm në shëndetin mendor dhe fizik. “Edhe një kapitull në ditë mjafton për të ushqyer trurin dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës”, thekson studimi.