Shqipëria Moti – E Mërkurë, 25 Shkurt 2026

0
7

Sipas MeteoAlb: Qarkullimi i masave ajrore të qëndrueshme me origjinë Perëndimore do  të sjellë në territorin Shqiptar intervale të gjata me kthjellime gjatë gjithë paradites NDERSA orët e pasdites dhe mbrëmjes; do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare nëpër të gjithë territorin e vendit KU në zonat Veriore dhe Verilindore do të bëhen më të dukshme POR nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në mëngjes POR rriten maksimumet; duke luhatur vlerat ditore nga; -2°C temperatura më e ulët e shënuar në Zonat Lindore deri në 18°C vlera më e lartë e cila do të regjistrohet në qarkun e Fierit dhe Sarandës.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë; me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 2 Ballë.