Ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Christiane Hohmann zhvilloi sot një takim me Kryenegociatoren e sapoemëruar të Shqipërisë, Majlinda Dhuka. Hohmann theksoi se Shqipëria sapo ka hyrë në një fazë të re në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në BE. “Udhëheqja e vendosur politike dhe kompetencat e mira teknike janë thelbësore për të arritur rezultate. Bashkimi Evropian në Shqipëri është gati për të nisur punën”, u shpreh ajo.https://ata.gov.al/2022/08/03/hohmann-takon-dhuken-shqiperia-ne-faze-te-re-drejt-be-se/