Bashkimi Evropian ka shtuar Vietnamin dhe Ishujt Turks & Caicos në listën e vendeve dhe juridiksioneve që nuk përmbushin standardet e taksimit, njoftoi sot Komisioni Evropian.

”Dy shtetet janë shtuar për shkak të mosrespektimit të standardeve ndërkombëtare të dakorduara mbi transparencën fiskale dhe taksimin e drejtë”, thuhet në një deklaratë për media.

”Njëkohësisht, Fixhi, Samoa dhe Trinidad & Tobago janë hequr nga lista pas adresimit të suksesshëm të mangësive që zgjatnin prej kohësh”, thuhet në deklaratë.

Lista e zezë e BE-së tani përmban 10 territore: Samoa Amerikane, Anguilla, Guam, Palau, Panama, Rusia, Ishujt Turks & Caicos, Ishujt Vergjine të SHBA-së, Vanuatu dhe Vietnam