Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEUlet norma e interesit-Kredinë Euro

Ulet norma e interesit-Kredinë Euro

Normat e interesit për kredinë në euro shënuan rënie në muajin qershor të këtij viti. Referuar statistikave të Bankës së Shqipërisë, norma mesatare e huave të reja për blerje banese në euro, gjatë muajit qershor, shënoi vlerën 2.88% nga 2.95% që ishte një muaj më parë. Nga ana tjetër, rënie regjistrohet edhe sa i përket normave të interesit në total për individët. Gjatë muajit qershor norma e interesit në total, adresuar këtij segmenti, regjistrohet në 3.30% nga 3.47% që ishte gjatë muajit maj të këtij viti, ose 0.17%. Sipas statistikave të BSH-së, interesat janë ulur edhe për overdraftet në monedhën europiane. Gjatë qershorit, interesat për overdraft pësuan rënie prej 2.7 % nga 13.6% gjatë muajit maj në 10.8% në qershor. Kredia në euro i është kthyer rritjes qysh gjatë vitit 2021, i nxitur nga rritja vjetore me 19% e depozitave në euro Të dhënat e BSH-së tregojnë se kredia në monedhën europiane u rrit me 57% gjatë katërmujorit të parë të këtij viti.https://ata.gov.al/2022/08/04/ulet-norma-e-interesit-per-kredine-ne-euro/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments