Kalaja e Kepit të Rodonit, peizazh unik mes historisë dhe natyrës

0
6

Kalaja e Skënderbeut ndodhet në pjesën verilindore të Kepit të Rodonit, ose siç e quajnë vendasit, Kepi i Muzhit dhe vështron veç thellësisë së detit Adriatik, edhe gjirin e Patokut dhe të Shëngjinit.

Kalaja daton që në shekullin XIV, një fortifikim i cili përbëhej nga një mur mbrojtës me gjatësi 100 metra, e që shtrihej nga një breg i Kepit në bregun tjetër.

Sipas dëshmive më të hershme, kalaja ka pasur planimetri katrore me katër kulla.

Në ditët e sotme nga fortesa ruhet vetëm kulla qendrore me lartësi 10 metra dhe një pjesë e vogël e mureve. Si rezultat i veprimtarive erozive të ujërave të detit, një pjesë e mureve janë zhytur nën ujërat e detit Adriatik.

Vizitorët mund të shikojnë muret e jashtme të anës së djathtë, të cilat përfundojnë me një kullë të rrumbullakët.