Loti 2 i Unazës Lindore në kryeqytet ka përfunduar sipas standardeve më të mira.
Kjo unazë do të jetë në shërbim të të gjithë automjeteve, të cilat hyjnë në Tiranë nga të gjitha hyrjet jashtë qytetit, si nga Rruga e Arbrit, ashtu edhe nga rruga Tiranë-Elbasan apo Tiranë-Durrës.
Loti 2 është pjesë e Unazës Lindore që fillon nga TEG-u deri në Shkozë. Rruga është e gjerë 24 metra, 12 metra secili krah, ndërsa në pjesët ku ka rrugë dytësore shkon deri në 54 metra.
Kompletimi i Unazës së Madhe lehtëson hyrjen në kryeqytet pasi bën të mundur lidhjen e të gjitha akseve kryesore rrugore.https://ata.gov.al/2022/08/04/rama-perfundon-loti-i-dyte-i-unazes-lindore/