Prej 3 vitesh në shkollat e vendit po zhvillohet Programi i Edukimit Mjedisor, si një ndër mënyrat më të mira për t’i rritur nxënësit dhe fëmijët me dashurinë për natyrën.
Edukimi mjedisor natyror i ndihmon nxënësit të njihen me çështje të rëndësishme dhe jetike mjedisore si ujin, ajrin, tokën, natyrën, biodiversitetin.
Përgjatë orëve të edukimit mjedisor, nxënësit përfshihen emocionalisht dhe fizikisht në çështjet që lidhen me mjedisin. Ata mësojnë për zgjidhjen e shqetësimeve dhe problematikave të ndotjes, mbetjeve, energjisë, ekonomisë qarkulluese dhe mbrojtjen e dashurinë për natyrën.
Gjatë orëve të mësimit nxënësit informohen nga ekspertët e zonave të mbrojtura dhe kultivojnë dashurinë për ekosistemet, biodiversitetin, lagunat, parqet dhe përkujdesjen ndaj tyre.





