Sipas MeteoAlb: Dita e Hënë; do të jetë nën mbizotërimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të herë – pas herëshme në të gjithë territorin e vendit KU më të theksuara vranësirat priten në zonat Veriore dhe pjesërisht në Qendër duke rrezikuar reshje të pakta shiu e dëborë në zonat e thella malore NDERKOHE në orët e pasdites; do të ketë përmirësim të përkohëshëm të kushteve atmosferike duke bërë që kthjellimet dhe vranësira e lehta të jenë dominante në Veri dhe Qendër duke lënë zonat Jugore dhe Juglindore me reshje të pakta dhe të izoluara shiu e dëbore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE si në vlerat minimale edhe ato maksimale duke u luhatur nga; 3°C temperatura më e ulët e shënuar në Peshkopi deri në 15°C vlera maksimale në qarkun e Vlores;
Era do fryjë mesatare deri e fortë; duke arritur shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi Lindor – Juglindor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.





