Sipas MeteoAlb: Do të vijojnë kushtet e paqëndrueshme atmosferike në territorin Shqiptar, duke bërë që; orët e paradites të dominohen nga vranësira të shpeshta dhe rrebeshe shiu KU më të dendura reshjet do të PARAQITEN në zonat Veriore dhe zonat Qëndrore; Parashikohet që kjo situatë atmosferike të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet dobësim i ndjeshëm i vranësirave dhe reshjeve në pjesën më të madhe të territorit duke i zhvendosur ato drejt zonave Lindore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të RRITEN në vlerat minimale POR ulen maksimumet duke u luhatur nga; 4°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Pukës deri në 16°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në qytetin e Sarandës.

Era do të fryjë mesatare; duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 65 km/h nga drejtimi Jugperëndimor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 4 ballë.