“Kompanitë e bashkuara planifikojnë të ndërtojnë qendra të dhënash në hapësirë”, tha Musk në një postim duke shtuar se pret që kjo të bëhet mënyra më e lirë për të gjeneruar fuqi kompjuterike për IA brenda dy deri në tre vjetësh.

Në afat të shkurtër, marrëveshja do t’i mundësojë Muskut të furnizojë xIA me miliarda dollarë nga SpaceX, pasi kompania e IA-së ka nevoja shumë të larta kapitale.

SpaceX dhe më së fundmi edhe prodhuesi i makinave elektrike “Tesla” gjithashtu i drejtuar nga Musk kanë investuar secila tashmë nga dy miliardë dollarë në xAI në raunde financimi.

Si SpaceX ashtu edhe xIA janë kompani private, çka e ka bërë më të lehtë bashkimin.

Raketa ”Starship” e SpaceX, e aftë të transportojë ngarkesa të mëdha në orbitë, pritet të luajë një rol kyç në ndërtimin e qendrave të të dhënave në hapësirë.

“Numri i madh i satelitëve që do të nevojiten për qendrat e të dhënave në hapësirë do ta çojë’ Starship’ drejt lartësive edhe më të mëdha”, tha ai.

Sipas Musk, këto qendra të dhënash do të furnizohen me energji diellore , ndërsa në Tokë, energjia bërthamore po zgjerohet sërish në SHBA për këtë qëllim.

“Fabrikat në Hënë mund të shfrytëzojnë burimet hënore për të prodhuar satelitë dhe për t’i dërguar më tej në hapësirë”, shtoi Musk.