Sipas MeteoAlb: Dita e Hënë; do të jetë nën mbizotërimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të herë – pas herëshme në të gjithë territorin e vendit KU më të theksuara vranësirat priten në zonat Veriore dhe Qëndrore duke rrezikuar reshje të papërfillshme NDERKOHE në orët e pasdites; do të ketë përmirësim të kushteve atmosferike duke bërë që kthjellimet dhe vranësira e lehta të jenë dominante në të gjithë territorin e vendit; Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE me 2 gradë në vlerat minimale POR rriten maksimumet duke u luhatur nga -2°C temperatura më e ulët e shënuar në Peshkopi deri në 17°C vlera maksimale në qarkun e Vlores;
Era do fryjë e lehtë dhe mesatare; duke arritur shpejtësinë mbi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.



