Asambleja Kombëtare e Francës ka miratuar me shumicë votash një projektligj që eliminon konceptin e njohur si “detyrim martesor”, pas kritikave se ai përdorej për të anashkaluar pëlqimin seksual brenda martesës, sipas Euronews.

Ky ligj ndërpartiak, i mbështetur nga mbi 120 deputetë, vendos parimin themelor që pëlqimi mbetet i domosdoshëm për çdo akt seksual, përfshirë edhe në martesë.

Nisma u drejtuar nga deputetja Marie-Charlotte Garin dhe presidenti i grupit ”Horizons”, Paul Christophe, synon të heqë përgjithmonë idenë se bashkëshortët janë të detyruar të kenë marrëdhënie seksuale të rregullta.

Ndërsa ky koncept nuk përmendet në Kodin Civil, ai ka mbetur në disa vendime gjyqësore dhe perceptime shoqërore.

Ligji i ri specifikon në nenin 215 të Kodit Civil që “bashkimi i jetës nuk krijon asnjë detyrim për bashkëshortët për të pasur marrëdhënie seksuale.”

Sipas deputetes Garin, qëllimi është të “vijohet me interpretime që e shohin bashkimin e jetës si ‘bashkim në shtrat’ dhe kështu të eliminohet koncepti i detyrës martesore që vazhdon të ekzistojë në ligj dhe shoqëri”.

Ekspertët dhe aktivistët për të drejtat e grave e kanë përshëndetur këtë hap, duke theksuar se është e rëndësishme që seksualiteti të mos shihet si detyrim.

Ligji vjen në një kohë kur dhuna seksuale brenda çiftit mbetet kryesisht e paraportuar.

Sipas një sondazhi IFOP nga 11 shtator 2025, 57% e grave thanë se kishin pasur marrëdhënie martesore pa dëshirë, krahasuar me 39% të burrave.

Projektligji tashmë kaloi në Asamblenë Kombëtare dhe tani do të shqyrtohet nga Senati përmes një procedure të përshpejtuar.

Nëse miratohet, mund të hyjë në fuqi brenda disa muajsh