Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, aksidentet rrugore në 87,7 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve. Numri më i lartë i aksidenteve, gjatë kësaj periudhe, është shkaktuar nga grup-mosha 25-34 vjeç, e cila përbën 33,1 % të numrit total të aksidenteve.
Në muajin dhjetor 2025 janë regjistruar 130 aksidente rrugore, nga të cilët 176
persona janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur)
INSTAT bëri të ditur se, në muajin dhjetor 2025, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditës së premte me 20,0 %, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditës së mërkurë dhe të diel me nga 10,8 % secila.
Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë harkut kohor 14:00 – 17:00, duke zënë 22,3 % të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej





