Sipas MeteoAlb: Aktivizimi i një Qëndre të presionit të ulët atmosferik në rajonin e Ballkanit do të sjellë në territorin e Shqipërisë; dominim të vranësirave duke gjeneruar reshje të pakta shiu në zonat Veriperëndimore – Jugperëndimore si edhe reshje të izoluara dëbore në zonat malore Lindore; Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të sjellin përmirësim të kushteve atmosferike duke ri-sjellë intervalet me kthjellime në vend. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE të tyre duke luahtur vlerat ditore nga; -1°C temperatura më e ulët e shënuar në shumë zona të Verilindjes deri në 16°C  do të jetë vlera më e lartë në rang territori. 

Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det; me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Verilindor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.