Ndërhyrja konsistoi në restaurimin e murit të gurit, që solli stabilizimin e strukturës dhe parandalimin e dëmtimeve të mëtejshme.
Ura e Palecit është pjesë e rrugës së karvaneve Berat – Skrapar – Korçë, në anën e majtë të Osumit, e cila fillimisht ka qenë me tri harqe, me trase të kurbëzuar.
Sot ruhen vetëm dy harqet e djathtë mbi tokë, ku njeri prej tyre është gjysmërrethor dhe tjetri anësor është me majë, punuar me tek qemer dhe sipër me kornizë rasë guri. Kjo vepër inxhinierike duhet të jetë ndërtuar gjatë shekullit XVIII. Pas dëmtimit të një pjese të urës (mungesa e një harku dhe mbështetësja anësore) është krijuar një pasarelë, e cila mundëson kalimin e njerëzve, nga të dyja anët e lumit





