Orët e para të mëngjesit dhe mesditës do të sjellin në të gjithë territorin e Kosovës dominim të kushteve të paqëndrueshme atmosferike, KU parashikohet që të ketë vranësira të shpeshta të cilat herë pas here do të gjenerojnë reshje të dendura shiu e dëbore; më të dukshme në zonta Jugore – Jugperëndimore të Kosovës; Orët e pasdites dhe në vijim do të dominohen nga vranësira dhe rrebeshe shiu KU në zona të izoluara do të jenë në formë shtrëngate; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE të ndjeshme të tyre duke luhatur vlerat ditore nga; -2°C temperatura më e ulët deri në 8°C vlera më e lartë në rang vendi. Era do të fryjë e fortë përgjatë gjithë 24-orëshit; duke arritur shpejtësinë maksimale 55 km/h nga drejtimi Juglindor.




