Republika e Kosovës, do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta deri pas-mesditë kur pritet shtim i i vranësirave duke sjellë reshje shiu si edhe reshje dëbore në skajin verior dhe veriperëndimor;  Parashikohet që; Gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes; vranësirat të pësojnë zhvillim duke gjeneruar rrebeshe shiu të cilat më të dukshme do të jenë në zonat kufitare me Shqipërinë; Gjatë natës reshjet do të intensifikohen në të gjithë territorin e Kosovës; Temperaturat e ajrit do të vijojnë kostante në vlerat minimale POR rriten maksimumet duke u luhatur nga;   0°C vlera minimale deri në 11°C vlera maksimale në rang territori;   Era do të fryjë e FORTE gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 85 km/h nga drejtimi permanent  JUGOR.