Britania e Madhe dhe pjesërisht Europa Perëndimore parashikohet të jenë nën ndikimin e vranësirave të shumta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu. Po ashtu nën mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike PARAQITEN: Europa Jugperëndimore, Gadishulli Apenin si edhe brigjet e Egjeut, KU reshjet në këto rajone herë pas here do të jenë edhe në formë rrebeshi. Ndërsa Europa Lindore dhe Gadishulli Skandinav parashikohet të jenën me mot të qëndrueshëm, POR vranësirat do të jenë dominante në pjesën më të madhe të ditës. Gjithashtu me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash pritet që të jetë pjesërisht Qëndra e kontinentit Europian.