Kushtet e qëndrueshme atmosferike kanë përfshirë Maqedonin e Veriut që në orët e para të mëngjesit duke bërë që të ketë kthjellime, POR herë pas here edhe kalime të shpeshta të vranësirave. Parashikohet që duke filluar orët e mesditës dhe deri në mbrëmje vonë Republika e Maqedonisë së Veriut të jetë nën ndikimin e intervaleve të gjata me diell dhe kalimeve të lehta të vranësirave. Kthjellimet me prezente pritet të jenë në zonat Jugore dhe Jugperëndimore të territorit të vendit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE të tyre duke u luhatur nga -2°C temperatura më e ulët e cila do të shënohet në Ohër dhe maksimumi do të rregjistrojë 9°C në qytetin e Shkupit; Era do të fryjë mesatare deri e fortë; duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Lindor;





